Muçalla 3DMuçalla 3D

Kontrolli i mizave

Mizat janë kërcënim serioz për shëndetin e njeriut dhe prekin rëndë mirëqenien tonë. Ata rriten aty ku ka ushqime, lagështi dhe vende të hedhjes së mbeturinave që ndikon në shtimin e  tyre me shpejtësi. Ato mund të sjellin mikrobet nga  mbeturinat dhe t’i transmetojnë ato tek qeniet njerëzore. Duke zotëruar një aftësi të madhe në fushën përkatëse, ne i ndihmojmë klientët tanë me zgjidhjet optimale për kontrollin e mizave. Ne gjithashtu i drejtojmë klientët tanë me kujdes në parandalimin e mizave dhe në të ardhmen. Ne bëjmë analizën dhe vlerësimin e pronave për banesë dhe komerciale për t’i bërë shërbimet tona në një mënyrë sa më efektive.

Si punojmë?

Ne kontrollojmë mizat kryesisht duke eliminuar  vendet e  tyre të mbarështimit. Ne eliminojmë mizat nga objektet tuaja kryesisht me dy metoda të cilat janë kimike dhe jo-kimike në varësi të kërkesave. Ne gjithashtu kufizojmë pikat e tyre hyrëse potenciale për t’i mbajtur ata larg.

Rezultati

  • Zvogëlimi i rrezikut në shëndetin e njeriut
  • Nuk ka ndërhyrje më të bezdisshme në shtëpi
  • Ndalesa e plotë për sëmundjet e shkaktuara për shkak të mizave
  • Parandalimi i plotë i ndotjes së artikujve ushqimorë